SHBA-Kinë, takim për bashkëpunim ekonomik
Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë nisur një takim të nivelit të lartë që synon të forcojë marrëdheniet e tyre të gjera ekonomike dhe ndonjëherë të tensionuara. Në fjalën hapëse, Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton i bëri thirrje Kinës për bashkëpunim në trajtimin e situatës berthamore me Iranin dhe atë të fundosjes së anijes së Koresë së Jugut për të cilën fajësohet Koreja e Veriut. Duke theksuar shqetësimet për të drejtat e njeriut, zonja Klinton tha se dy vendet e fuqishme nuk do të bien dakord në çdo çështje, por do t'i diskutojnë hapur ato. Presidenti kinez Hu Gjintao tha në ceremonitë hapëse se dy fuqitë globale duhet të përmirësojnë kordinimin e politikave ekonomike. Megjithatë, ai tha se Kina do të vazhdojë gradualisht të reformojë kursin e kembimit të monedhës së saj. Uashingtoni e akuzon Pekinin se e ka mbajtur artificialisht të ulët vlerën e monedhës së tij për të bërë më të lira eksportet kineze në tregjet botërore, diçka kjo që hidhet poshtë nga Kina. Presidenti i Kinës, Hu Jintao, thotë se Kina do të ndërmarrë reformë graduale të monedhës së saj, juan. Këto komente ai i bëri në Pekin, në fillim të bisedimeve dyditore me zyrtarët e lartë amerikanë, përfshirë sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton, e cila kërkoi nga Kina, që t'i bashkohet dënimit ndërkombëtar të Koresë Veriore për fundosjen e anijes së Koresë Jugore.