Mungesa e ilaçeve në QSUT, Dashi: Këto ditë, furnizim i menjëhershëm sipas listës Drejtori i QSUT, Ilir Dashi

Pas ankesave të pacientëve të shërbimit të onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” lidhur me mungesën e medikamentëve, drejtori i këtij spitali, Ilir Dashi, deklaroi sot se kjo lidhet me vonesat e tenderëve. Nga ana tjetër, ai siguron se ky problem do të zgjidhet. “Këto ditë jemi në fazën e lidhjes së kontratave me të gjithë firmat farmaceutike, që do të thotë furnizim i menjëhershëm me ilaçe sipas listës së përcaktuar. Citostatikës, sipas listës së onkologjikut janë 60 për qind më shume se çdo tip tjetër historik në këtë spital”, sqaron drejtor i në Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Ilir Dashi.