Incidenti me Thacin rrihen aktivistet e Vetvendosjes

Disa aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje janë nxjerrë me dhunë nga salla dhe pastaj janë rrahur nga sigurimi i Universitetit “AAB-Riinvest” pas pyetjeve provokuese që kanë bërë në adresë të kryeministrit Hashim Thaçi, ndërsa ai po mbante një ligjëratë për çështje ekonomike para studentëve të këtij universiteti.
Aktivistët e Vetëvendosjes së pari kanë kundërshtuar pohimet e Thaçit për rritje ekonomike dhe kanë ironizuar planin për zhvillimin ekonomik të hartuar nga pesë ministra të Qeverisë Thaçi në Bullgari duke shpalosur para auditorimit një pankartë të madhe.
“Kryeministër, doja t’ju pyesja. Ky plan që keni bërë, a nënkupton që qeveria deri tani nuk ka pasur plan fare? A nënkupton kjo që të gjitha privatizimet, përfshirë edhe nisjen e procedurës rreth privatizimit të PTK-së, e keni bërë pa pasur kurrfarë plani, përfshirë këtu edhe miratimin e buxhetit të ri. E paskeni bërë pa pasur kurrfarë plani?- tha Frashër Krasniqi, Aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.
Thaçi ka anashkaluar pyetjen ndërsa ka kërkuar pyetje të tjera nga studentët. Universiteti “AAB-Riinvest” pas incidentit ka dhënë një komunikatë për media, ku është distancuar nga ky rast. “Universiteti AAB-Riinvest shpreh keqardhje dhe distancohet publikisht nga sjelljet dhe veprimet e personave të papërgjegjshëm”, thuhet në komunikatë e këtij universiteti”.
Bul Salihu