E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memorial: Torturat janë rritur në Çeçeni

Grupi më i rëndësishëm për të drejtat e njeriut në Rusi, përmes një letre të hapur dërguar presidentit rus, Dmitri Medvedjev ka thënë se torturat po rriten në Çeçeni.

Organizata "Memorial" ka thënë se shumica e rasteve të dhunës në rajonin e dominuar nga popullata myslimane në Kaukazin verior përfshinë persona që janë marrë nga shtëpitë e tyre nga policia lokale.

Letra e cituar nga mediat ruse thotë se “nuk ka pasur kurrfarë përmirësim në mungesën totale të ligjit dhe dhunës e paparë kundër të drejtave të njeriut në Çeçeni.”

Memoriali është detyruar të mbyllë zyrat e saj në këtë zonë pas verës së vitit 2009 pas vrasjes së pasqaruar të aktivistes, Natalja Estemirova.

Ky grup për të drejtat e njeriut, për këtë vrasje, fajëson autoritetet lokale. Megjithë mbylljen e zyrës, organizata dërgon misione në terren në Çeçeni.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›