Kush eshte Mbreti Sonte perballja e gjiganteve

Reali i Madridit apo Barcelona? Kristiano Ronaldo apo Lionel Messi? Bota e futbollit mban frymën me sytë nga “Mestalla” ku dy gjigandët e futbollit spanjoll do të përballen mes tyre pas 21 vjetësh në finalen e Kupës së Mbretit.
Vetëm katër ditë më parë dy skuadrat barazuan 1-1 në ndeshjen e kampionatit falë golave të talenteve Ronaldo e Messi, ndërsa edhe një herë prozhektorët do të jenë drejtuar nga dy futbollistët më të mirë të viteve të fundit. Kush do të fitojë?
Dy formacionet vijnë nga shkolla të ndryshme futbolli. Pragmatist dhe cinik si gjithmonë, trajneri i Realit Jose Mourinho di të largojë presionin nga skuadra e tij, duke iu përgjigjur i vetëm të gjithë atyre që kritikojnë lojën e portugezit.
“Do të mbrohemi me 11 lojtarë. E rëndësishme është të fitojmë. Të gjithë e njohin hitorinë e Realit të Madridit dhe është normale që kjo skuadër të luajë për të fituar cdo gjë. Ne do të zbresim në fushë për të marrë maksimumin’, ka thënë Mourinho, i cili sheh finalen e Kupës si një revansh ndaj supermacisë së rivalëve të përjetshëm në vitet e fundit.
Për trajnerin e Barcelonës Pep Guardiola një ndeshje e tillë nuk mjafton për ta zhveshur atë nga xhentilesa. Tekniku e ka fituar përpara dy vjetësh Kupën e Mbretit, ndërsa nuk do të dëgjojë të flitet se kjo është ndeshja më e rëndësishme e sezonit.
“Nuk mendoj kështu. Është një ndeshje e rëndësishme, por vetëm kaq. Është një finale dhe jemi të kënqur që jemi këtu. Do të kërkojmë të shijojmë këtë sfidë dhe të gjithë atëmosferën e shkëlqyer që e shoqëron atë”, është shprehur Guardiola, i cili do të luajë pa kapitenin Pyjol të dëmtuar ndërsa një vend titullari pritet të marrë Gabi Milito.
Nertan Prifti
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 20 prill 2011 )