Bregasi vlerëson programin e PS: Synohet një marrëdhënie e re me biznesin
TIRANË- Komuniteti i biznesit mbështet programin e Partisë Socialiste për klimën që synon të krijojë me sipërmarrjen private. Presidenti i Biznes Albania, Luan Bregasi shpjegon se në program janë reflektuar premtimet që mazhoranca e re bëri gjatë fushatës elektorale.
Sipas Bregasit, në program synohet krijimi i një marrëdhënieje të re me biznesin, duke e parë atë si partner. “Gjeta mjaft propozime, mjaft premtime që u bënë para zgjedhjeve, të zbërthyera, të hedhura në program me dëshirën e mirë për t’i kthyer në realitet. Më bëri përshtypje, beteja ndaj monopoleve, lufta kundër korrupsionit, shndërrimi i partneritetit publik klientelë, në partneritet real publik privat”, tha ai.
Bregasi vlerëson krijimin e një institucioni për biznesin pranë kryeministrit si një nismë që synon krijimin e një marrëdhënieje të re me sipërmarrjen.
“Krijimi i një marrëdhënie të re me sipërmarrjen private, që lidhet me ngritjen e këshillit kombëtar të punës, pra bashkimi i të gjithë operatorëve, punëdhënës, punëmarrës dhe qeveri në një institucion të vetëm, i cili sipas pikëpamjes sime meqenëse do drejtohet nga kryeministri do të ketë më shumë autoritet, do ketë më shumë përgjegjësi, do marrë më shumë vendime dhe biznesi do dëgjohet më shumë, propozimet do marrin më shumë jetë dhe më shumë vendimmarrje”, shtoi Bregasi.
Bregasi ndër të tjera vlerëson edhe modelin e ri ekonomik, që parashikohet në programin e qeverisë së re, me fokus rritjen ekonomike.
“Shumë faktorë që dikur kanë qenë esencial, si remitancat, donacionet, privatizimet si mënyrë formale, kanë rregulluar buxhetin e shtetit. Tashmë këta faktorë, ose kanë rënë ose janë zvogëluar, do të thotë që duhen gjetur rrugë dhe burime të reja për rritje ekonomike në Shqipëri. Unë mendoj që disa nga këto, edhe me kërkesën dhe dëshirën për të bërë një model të ri ekonomik, gjejnë vend në programin e ri të Partisë Socialiste”.
Në programin e qeverisë së re parashikohen ndërhyrje të thella në ekonomi, që nga vendosja e taksimit progresiv e deri tek krijimi i institucioneve të reja rregullatore.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Bregasi vlerëson programin e PS: Synohet një marrëdhënie e re me biznesin