Denohet me burgim Bajrush Xhemajli

Listes se zyrtareve te denuar ne Kosove i shtohet edhe nje tjeter emer. Kryetari aktual i komunes se Ferizajt Bajrush Xhemajli u shpall fajtor dhe u denua me 2 vjet e gjysme burg nga Gjykata e Qarkut ne Prishtine.
Verdikti i gjykates u shpall per aksidentin e ndodhur nje vit me pare qe la te vdekur nje te ri 21 vjecar.
Por vendimi gjykates se shkalles se pare hyn ne fuqi kur ajo e shkalles se dyte te shqyrtoje ankesat e paleve.
Pasi vendimi te konfirmohet Bajrush Xhemajli nga radhet e Partise Demokratike te Kosoves duhet te vuaje denimin e dhene.
Pas shume shqyrtimesh te organit te akuzes dhe trupit gjykues gjykata e shpalli fajtor Xhemajlin per shkelje te rregullave te qarkullimit te cilat sollen si pasoje vdekjen e nje personi.
Anetarit te PDK-se i eshte ndaluar drejtimi i automjetit per 3 vjet.