Incidenti në 1946, gjenden pjesë të anijes britanike
SARANDË- Pjesë të tjera të anijes luftarake britanike që shkaktoi incidentin e Korfuzit në vitin 1946 me Shqipërinë janë gjetur në ujrat afër Greqisë. Lajmi u konfirmua për Associated Press, nga kërkuesit shqiptaro-amerikanë që po studiojnë këtë zonë. Pjesët e reja janë gjetur 50 metra larg kanalit të Korfuzit, mes tokës shqiptare dhe ishullit grek. Studiuesit tashmë janë të bindur se pjesët i përkasin destrojerit britanik HMS Volazh.
Në atë incident të 22 tetorit, 1946 gjetën vdekjen 44 marinarë, si pasojë e shpërthimeve të minave që dëmtuan rëndë dy anije britanike. Të dyja anijet pësuan dëmtime të mëdha, por arritën që të mbërrinin në Korfuz të shkatërruara. Incidenti ndërpreu marrëdhëniet mes Shqipërisë komuniste dhe Britanisë dhe dy vendet rivendosën lidhjet vetëm në vitin 1991.
Presidenti i institutit amerikan të arkeologjisë nënujore Xhejms Delgado thotë se, ndoshta pjesa më e madhe e sendeve të gjetura janë të mbuluara nga balta, përsëri duken qartë disa metale, fije elektrike, municione, copra pjatash qeramike, sende gatimi dhe madje edhe mbeturina cizmesh dhe këpucësh. Zbulimi i fundit është pjesë e një përpjekjeje për të krijuar një hartë të trashgimisë kulturore nënujore të bregdetit të brigjeve shqiptare. Një studim që po realizohet mes institutit amerikan dhe po ndihmohet nga autoritetet shqiptare.
Pjesët e gjetura po analizohen për konfirmime të tjera. Shqipëria refuzoi ti paguante fillimisht dëmet qeverisë britanike, të caktuara nga gjykata ndërkombëtare e drejtësisë në Hagë. Britania nga ana tjetër u hakmor duke bllokuar arin shqiptar të gjetur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këto probleme u zgjidhën me marrëveshjet e viteve 1992-1996, sipas të cilave shumica e arit iu rikthye Shqipërisë. Tashmë kërkuesit nënujor për cdo zbulim të ri të anijes dërgojnë raport në qeverinë britanike dhe shqiptare.
(m.a/News24/BalkanWeb)