Maqedoni, fëmija vdes nga rrahja, dyshohet nëna e tij
SHKUP-Një fëmijë shtatë vjeçar të hënën mbrëma është rrahur deri në vdekje në shtëpinë e tij ku banonte me nënën e tij, Suzana Gjakovic në lagjen Draçevë të Shkupit. Rreth orës 20:00, fëmija i përgjakur është transferuar nga pronari i shtëpisë në Klinikën Spitalore të kësaj lagjeje. Agjencia e lajmeve INA, bëri të ditur sot se pavarësisht tentativave të mjekëve për ti shpëtuar jetën, fëmija nuk i ka rezistuar plagëve dhe ka ndërruar jetë. Ministria e Punëve të Brendshme njofton se menjëherë nënën e tij e ka marrë në pyetje në stacionin policorë të Draçevës.
Policia po heton rastin për të zbuluar se kush e lëndoi fëmijën deri në atë gjendje. Nga analizat e para konfirmohet se palget e marra kane qene si pasoje e dhunes se ushtruar ndaj tij. Dyshimet e para bien mbi nënën. Jo zyrtarisht mësohet se nëna e viktimës ka jetuar në kushte të vështira dhe se për ti ushqyer katër fëmijët e saj, e ka shitur edhe trupin e saj.
(d.b/BalkanWeb)