E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporterët e Këshillit të Europës mbërrijnë në Tiranë

TIRANE- Kanë mbërritur sot në Tirane dy raporterët e Këshillit të Europës, David Wilshire dhe Jaakko Laakso. Dy zyrtarët vijnë në Shqipëri në një mision faktmbledhës, për të parë nga afër respektimin e detyrimeve dhe angazhimeve nga ana e Shqipërisë, sipas detyrimeve të Këshillit të Europës.

Takimin e parë dy raporterët e kanë zhvilluar me kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli ku kjo vlerësoi raportin e KE-së për zgjedhjet e 28 qershorit.

Kryetarja e Kuvendit nënvizoi edhe një herë ftesën, që në mënyrë të përsëritur u ka drejtuar deputetëve të opozitës që të zenë vendet e tyre në parlament pasi kjo është shumë e rëndësishme për vendin, dhe se parlamenti është  vendi i negociatave dhe i konsensusit.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›