E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti në 89 vjetorin e Kongresit të Lushnjës, shkarkohen 3 drejtorë

>Pas incidentit të ndodhur në sallën e teatrit Vaçe Zela, në 89 vjetorin e Kongresit të Lushnjës, ditën e djeshme janë bërë edhe shkurtimet e para. Alfred Dhamo, drejtor i kulturës në bashki, Shaqir Greca, drejtor i muzeut të qytetit dhe Arjan Hasanlliu, drejtor i teatrit Vaçe Zela, janë larguar ditën e djeshme nga detyra. Ka qenë një urdhër i nxjerrë nga kryetari i bashkisë së Lushnjës, Albert Sanxhaku ai që kanë shkaktuar krerët e tre institucioneve kulturore, pas incidentit të ndodhur dy ditë më parë. Pikërisht në ditën përmbyllëse të ceremonive festive në nder të Kongresit të Lushnjës, në projektorin e sallës së teatrit, ndodhi edhe gabimi që solli shkurtimet e djeshme. Në vend të dokumentarit që do të prezantonte punën e lavdishme të atdhetarëve dhe rëndësinë e kongresit të Lushnjës, u shfaqën pamjet e një dasme. Kanë mjaftuar vetëm pak minuta e të pranishmit në sallë shfaqën zemërimin e indinjatën e tyre për një organizim të tillë duke u larguar nga salla. Një pjesë e mirë e të pranishmëve ishin edhe familjarët e patriotëve të shquar lushnjarë që ndihmuan në themelimin e Kongresit. Kështu, një lapsus i ka kushtuar vendin e punës tre drejtorëve të kulturës, të cilët për një periudhë kohe kishin drejtuar institucionet respektive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›