E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidenti në Afganistan, Karzai akuzon SHBA-në për dështim në hetime

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për dështim në bashkëpunimin e plotë në hetimet për masakrën e 16 fshatarëve afganë nga një ushtar amerikan.

Karzai tha se delegacioni që ai e ka dërguar për hetimin e të shtënave në provincën jugore të Kandaharit, nuk ka pasur bashkëpunimin që afganët kanë pritur nga zyrtarët amerikanë.

Ai, gjithashtu shtroi pyetjen nëse ka pasur më tepër ushtarë amerikanë të involvuar në vrasje.

Incidenti i rëndë më 11 mars i ka shtuar tensionet ndërmjet Kabulit dhe Uashingtonit.

Ky masakër ndodhi pak kohë pas djegies aksidentale të kopjeve të Kuranit në një bazë ushtarake të NATO-s. Kjo ngjarje kishte shkaktuar protesta të ashpra në gjithë Afganistanin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›