E Diel, 1 Nëntor 2026

Irak: Grupi militant merr përgjegjësinë për vrasjen e policëve

Një grup islamist në Irak, i ndërlidhur me al-Kaidën, ka marrë përgjegjësinë për sulmet e 5 marsit, ku mbetën të vrarë së paku 25 policë në qytetin Hadita, në perëndim të Irakut.

Grupi Shteti Islamik i Irakut në njoftimin në Internet, tha se luftëtarët e tij me lehtësi e kishin marrë kontrollin në
Hadita në mëngjesin e 5 marsit.
Në njoftim bëhet e ditur se dy luftëtarë të al-Kaidës ishin vrarë, ndërsa askush nga ta nuk është arrestuar.

Forcat e sigurisë së Irakut patën deklaruar se katër militantë ishin vrarë gjatë ndërhyrjes, ndërsa 10 persona të dyshuar u arrestuan lidhur me këto sulme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›