E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paneta: Të bashkuar kundër programit bërthamor iranian

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, tha se për të parën herë, se komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar kundër prodhimit të bombës atomike e Iranit.
Në intervistën për televizionin Alhurra, me seli në Abu dabi, Paneta vlerësoi se sanksionet e ashpra ndërkombëtare diplomatike dhe ekonomike po kanë ndikim në Republikën Islamike.
Sipas tij, “kjo ka ndikim në ekonominë e tyre, në kualitetin e jetës së tyre, por ka impakt në komunitetin e biznesit dhe në atë të energjisë”.
Paneta tha se nuk beson se Izraeli ka marrë vendim për publikimin e sulmit ushtarak kundër Iranit, në përpjekje për të shkatërruar kapacitetet ushtarake.
Ai tha se Uashingtoni, gjithashtu beson se zgjidhja diplomatike me Teheranin është e mundshme.
Qeveria e Iranit i ka hedhur poshtë pohimet se po përpiqet të zhvillojë armatimin atomik.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›