E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti në Lazarat, versione të ndryshme

Policia e Gjirokastrës ka përgënjeshtruar zyrtarisht lajmin për të shtënat e ditës së djeshme në Lazarat. Sipas burimeve në Lazarat ka pasur të shtëna sporadike për rreth gjysmë ore por jo mbi helikopterin. Burime zyrtare kanë bërë të ditur se helikopteri ka qenë turistik, dhe ka qarkulluar rreth orës 17 të pasdites, ndërsa të shtënat kanë qenë rreth orës 23.30 të ditës së djeshme. Po punohet për identifikimin dhe ndalimin e personave.

Sipas burimeve te meparshme nga burime jozyrtare një helikopter i prodhimit gjerman F105, i cili ka qenë mbremë duke vëzhguar natën zonën e Lazaratit për toka të mbjella me hashash është goditur nga toka me mitraloz. Gjithmone sipas te dhenave jo zyrtare helikopteri ka qenë duke vëzhguar zonën me drita LED, të përshtatshme për natën. Tipi i mitralozit që ka qëlluar mbi helikopterin mendohet të ketë qenë kundërajror, Gorjunov. Helikopteri i cili kishte 3 persona në bord ka marrë dy plumba po fatmirësisht pa probleme për ta. Plumbat mendohet të kenë ardhur nga lagjja Kordhocë e Lazaratit, ku dyshohet se ka siperfaqe te medha te mbjella me hashash.2004, Lazaratsit godasin me plumba helikopterin e NATO-s

Edhe në vitin 2004, një grup nga Lazarati kanë shtënë me armë mbi një helikopter të forcave italiane të NATO-s, i cili po vëzhgonte zonën për identifikimin e parcelave të mbjella me hashash. Mediat në atë kohë dhanë pamje të plumbave të helikopterit por policia e shtetit nuk bëri asnjë veprim pasi mesa duket ka frikë nga ‘të fortët’ e këtij fshati rebel.

Precedenca

Edhe në shtator të vitit të kaluar kur një grup të fortësh nga Lazarati sulmuan komisariatin, drejtori i policisë së qarkut doli në prononcim për shtyp duke përgënjeshtruar lajmin. Sipas tij ishin djegur vetëm disa makina dhe nuk ishte sulmuar komisariati. Sipas dëshmive në këtë incident më shumë se 40 minuta “rebelët” nga Lazarati ishin pronarë të qytetit dhe mund të bënin gjithçka që donin pasi kishin mbyllur brenda godinës së saj, të gjithë policinë e Gjirokastrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›