E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti në Vjenë, PD, kërkesë për komision hetimor ndaj Ramës

Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvend kërkesën për komision hetimor ndaj kreut të PS-së Edi Rama në lidhje me incidenti e ndodhur në Vjenë mes tij dhe diplomatit Egin Ceka.

Ngritjen e një komisioni hetimor për ngjarjen e paralajmëroi një ditë më parë së sallën e Kuvendit edhe kryeministri Berisha.

Në fjalën e tij, kryeministri e cilësoi agresionin si dhunë shtazore dhe rrugaçëri dhe një akt të paprecedentë në historinë e politikës shqiptare.

Për të faktuar të gjitha këto, se ai humbet çdo kontroll, për të faktuar se ai ka probleme të rënda psiqike ose overdozash cfarë e faktoi në akademinë e Vjenës. Jemi gati të sjellim në parlament jo 1 por 30 dëshmitarë nëse doni. Është prekur diplomacia me dhunë. Ditën e hënë ky parlament voton Komisionin hetimor parlamentar për të hetuar aktin e paprecedentë, të turpshëm amoral që ska ndodhur kurrë, akti i agresionit të një diplomati të ri nga kreu i opozitës. Ditën e hënë do votohet komisioni, edhe më shumë nga reagimi juaj, ai ju tërheq ju nga humbja në humbje, nga disfata në disfatë. Kryeministri do përdor të drejtën kushtetuese për të thirrur në çdo kohë parlamentin për të ngritur Komisionin u shpreh dje në seancën plenare kryeministri.

Ndërkohë, ministria e jashtme në një reagim të saj ditën e djeshme e konfirmoi incidetin e ndodhur mes kryesocialistin Rama dhe diplomatin Ceka në Vjenë.

Sipas MPJ-së, kryesocialisti Rama fillimisht ka përdorur dhunë verbale, ndaj diplomatit Ceka dhe më pas në dhunë fizike, e cila ka rezultuar me një konflikt të hapur mes dy palëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›