E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti në botëror, Anelka pezullohet me 18 ndeshje

Federata Franceze e Futbollit ka pezulluar me 18 ndeshje sulmuesin Nicolas Anelka, per shkak te rolit te tij ne revolten e kombtares se Frances ne Kupen e Botes, nderkohe qe ky ndeshkim pritet t’i jape fund karrieres se futbollistit 31-vjecar me perfaqesuesen e vendit te tij.

Anelka u prjashtua nga skuadra franceze, pasi ofendoi trajnerin Raymond Domenech ne pushimin e ndeshjes kunder Meksikes, nderkohe qe tani komisioni disiplinor i ka dhene nje tjeter ndeshkim te rende, qe mund t’i jape fund aventures se tij me skuadren franceze pas 69 ndeshjesh dha 14 golave me fanellen e kombtares.

Nuk kane munguar edhe ndshkimet per lojtaret e tjeter, te cilet u perfshine ne nje prej skandaleve me te mdhenj te historise e Boteroreve. Keshtu, kapiteni Patrice Evra eshte pezulluar me pese ndeshje, fantazisti Franck Ribery u denua me 3 ndeshje, ndersa mbrojtsi Jeremy Toulalan me vetem nje ndeshje.

Ndeshkimeve i ka shpetuar futbollisti i Barcelones, Eric Abidal, i cili sipas komisionit disiplinor te Federates Franceze te Futbollit nuk ka patur asnj rol ne ngjarjet qe ndodhen ne grumbullimin e perfaqesuese se Frances ne Knysna te Afrikes se Jugut, ku futbollistet refuzuan te strviteshin ne shenje proteste ndaj prjashtimit te Nicolas Anelka.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›