Indeksi i ndërtimit u rrit me 0.7 për qind
rënie prej 0.5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë gjatë vitit 2008. Faktor kryesor në rënien e këtij treguesi është ndryshimi negativ i indeksit të çmimeve të grupit shpenzime direkte me 0.7 për qind kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2008. Ky grup
shpenzimesh zë 67.6 për qind të shpenzimeve totale, duke patur kështu peshën kryesore në shpenzimet e ndërtimit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008, indeksi i nëngrupit shpenzime materiale është ulur me 1.5 për qind. Në këtë tremujor të fundit, krahasuar me tremujorin e katërt të një viti më parë, çmimet e materialeve të ndërtimit janë ulur me 1.8 për qind, ndërsa çmimet e materialeve elektrike dhe hidrosanitare janë
rritur përkatësisht me 8.3 dhe 1 për qind. Indeksi i kushtimit në ndërtim ka shprehur gjithashtu rritje për nëngrupet e shpenzimeve për paga dhe transport përkatësisht prej 2.1 dhe 3.1 për qind. Ndërkohë, ky indeks paraqet një rritje vjetore prej 0.1 për qind në përqindjen e fitimeve të parashikuara dhe nuk shfaq ndryshime materiale për grupet e tjera në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shpërndarja e kredive sipas sektorëve
Në lidhje me shpërndarjen e kredisë së re sipas sektorëve të ekonomisë për vitin 2009, 35.9 për qind ka shkuar në mbështetje të sektorit të tregtisë, riparimit të automjeteve dhe artikujve shtëpiakë nga 26 për qind një vit më parë; rreth 14.3 për qind e kredisë së re është drejtuar në sektorin e ndërtimit nga 12.3 për qind një vit më parë; rreth 3 për qind e kredisë së re është drejtuar në sektorin e transportit, magazinimit dhe telekomunikacionit
nga 9.7 për qind një vit më parë dhe rreth 11.8 për qind i është drejtuar sektorit të industrisë përpunuese nga 8.8 për qind një vit më parë. Në këtë 85 mënyrë, konstatojmë se sektori bankar gjatë vitit 2009, ka mbështetur më shumë me financim sektorin e industrisë përpunuese, atë të tregtisë dhe më pak sektorin e transportit. Në lidhje me zhvillimet e vlerës stok të portofolit të kredisë, në fund të vitit 2009, konstatohet se teprica e kredisë së sektorit bankar është ngjitur në vlerën 449.8 miliardë lekë, duke përfaqësuar rreth 39.3 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB-së). Rritja e kredisë është ndikuar nga rritja e kredisë në lekë dhe zhvlerësimit të monedhës vendase kundrejt monedhës amerikane dhe asaj evropiane. Rreth 70.3 për qind e tepricës së kredisë është dhënë në valutë të huaj dhe 29.7 për qind në monedhën vendase. Sipas afateve, kredia afatshkurtër rezultoi rreth 33 për qind e tepricës së kredisë, kredia afatmesme rreth 20 për qind dhe kredia afatgjatë rreth 47 për qind, duke u luhatur lehtësisht me muajin shtator 2009 dhe të njëjtën periudhë një vit më parë.
Portofoli i kredisë
Treguesi i cilësisë së portofolit të kredisë mbi baza bruto për shoqëritë e kursimkreditit bashkë me unionet e tyre, ka shënuar një përmirësim të lehtë në fund të vitit 2009, duke rënë në nivelin 1.96 për qind nga rreth 2 për qind që llogaritej një tremujor më parë, megjithatë referuar të njëjtës periudhë një vit më parë cilësia e portofolit ka shënuar rënie (tabela 12). Kjo ka ardhur si rezultat i ritmit më të lartë rritës të huave me probleme (64.2%) ndaj tepricës së kredisë (9.7%), në krahasim me fundin e vitit 2008. Rezultati neto i shoqërive të kursim-kreditit bashkë me unionet e tyre në fund të vitit 2009 ka rënë në 91.5 milionë lekë nga 109.2 milionë lekë, duke shënuar rënie me rreth 19 për qind krahasuar me një vit më parë. Nga analiza e mësipërme, konkludohet se shoqëritë e kursim-kreditit bashkë me unionet e tyre kanë zgjeruar aktivitetin përgjatë vitit 2009 mbështetur nga një shtim i numrit të shoqërive anëtare të kursim-kreditit (në 135 nga 133 shoqëri), zgjerim të portofolit të kredive, megjithë cilësinë më të ulët dhe me një ngadalësim të rezultatit financiar referuar vitit të mëparshëm.
Financimet e huaja 35, 66 për qind e buxhetit
Gjatë vitit 2009, burimet e huaja kanë financuar rreth 35.66 për qind të deficitit buxhetor, kundrejt 64.33 për qind të financimit me burimeve të brendshme. Ndërkohë, për vitin 2008 financimi me burime të huaja ishte në masën 60 për qind, ndërsa ai i brendshëm në masën 40 për qind. Në zbatim të politikës përkatëse, Ministria e Financave ka synuar rritjen e kohëzgjatjes mesatare të borxhit publik gjatë vitit 2009, duke rritur mundësitë për një administrim më të mirë të tij. Sidoqoftë, politika e emetimit të instrumenteve afatgjata nuk ka ecur sipas ritmeve të parashikuara për vitin 2009, pasi situata e tregut financiar të letrave me vlerë ka qenë e ndikuar nga situata e likuiditetit ne treg duke u shoqëruar me rritjen e yield-eve të letrave me vlerë, si edhe të diferencave midis
maturiteteve. Pas tremujorit të tretë të vitit, fokusi është zhvendosur drejt instrumenteve më afatshkurtra të borxhit, kryesisht drejt bonove të thesarit 12-mujore. Financimi me burime të huaja ofron mundësi për vendosjen e një ekuilibri më të mirë në strukturën e borxhit dhe synon përmirësimin e kostos së tij në afat të mesëm. Emetimi i instrumenteve të borxhit të qeverisë në valutë të huaj dhe blerja e tyre nga investitorë institucionalë jorezidentë, shoqërohet me elemente nxitëse të disiplinës fiskale.