Indetifikohet viktima e nxjerrë nga liqeni i Shkopetit

Gjendet trupi i viktimës në ujërat e liqenit të Shkopetit, pas aksidentit automobilistik të ndodhur ditën e premte në Mat.
Tahir Alku është emri i viktimës, i cili është gjendur pas 24 orësh në liqenin e Shkopetit pas disa kërkimesh intensive nga polumbarët e ardhur nga Tirana. Në orët e para ditës së shtunë, polumbarët fillimisht nxorrën automjetin e aksidentuar nga liqeni ku ndodhi ngjarja, ndërsa vetë trupi i viktimës Tahir Alku, i cili rezulton të jetë mjek kirurg në spitalin e Burrelit, u nxorr nga uji disa orë më vonë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Burrel në vendin e quajtur "sektori c" ku makina me targa TR 0403 U në pronësi të mjekut kirurg në Bulqizë Tahir Alku, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqen.
Nga ana tjetër, policia në bashkëpunim me polumbarët po vijon hetimet për zbardhjen e vërtetë të kësaj ngjarje.