Fletët e votimit Kolegji Zgjedhor: KQZ shkeli ligjin
TIRANE- Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot vendimin e KQZ-së për formën e fletëve të votimit. Vendimi u mor pas shqyrtimit të ankesës së Partisë Socialiste për ligjshmërinë e votimit në KQZ në lidhje ndryshimet teknike në fletën e votimit.
Përfaqësuesi juridik i PS-se tha para gjyqtarëvde të Kolegjit Zgjedhor se vendimi për aktin normativ është marrë me 4 vota, ndërkohë që duhej pjesëmarrja e plotë e të pesë anëtarëve.
Përfaqësuesit e KQZ-së pretenduan se akti ishte i zakonshëm dhe nuk kërkonte pjesëmarrjen e plotë të të gjithë anëtarëve.
Pasi dëgjoi palët Kolegji vendosi të pranojë ankesën e PS-së duke i hapur rrugë një rivotimi për formën e fletës së votimit.
Sipas Kolegjit Zgjedhor vendimi i KQZ është i pavlefshëm pasi vendimi kërkonte 5 vota dhe jo 4 vota sic parashikon Kodi Zgjedhor.
Kesisoj KQZ duhet të mblidhet sërish për të diskutuar mbi cështje teknike të fletës së votimit, si lloji i formularit të fletës se votimit apo dhe ngjyra.
Ndërkohë që Kolegji Zgjedhor pritet të vendosë me 18 prill lidhur me kërkesën e Partisë Socialiste që ka ankimuar modelin e fletës së votimit për kandidat për kryetar të Bashkisë Tiranë. Sipas selisë rozë përkrah emrit të Edi Ramës duhet të vendosen edhe siglat e 24 partive përbërëse të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” dhe jo vetëm sigla e koalicionit AA.
Përfaqësuesja juridike e KQZ-së kundërshtoi shtyrjen pasi „është tepër vonë që të prodhohen fletët e votimit„ Sipas përfaqësues KQZ-së
shtyrja e vendimit "rrezikon procesin e votimit të 8 marsit për shkak të mungesës së elementit kohë "
(s.g/BalkanWeb)