E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, plagoset me armë një 28-vjeçar

Një 28-vjeçar është plagosur me armë mesditën e së shtunës në periferi të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në Tufinë në vendin e quajtur "ish-reparti i xhenios" ku 28-vjeçari Edis Hasi është qëlluar me armë nga fqinji i tij, i cili është identifikuar tashmë nga policia.

Menjëherë pas marrjes së informacionit në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë së kryeqytetit të cilët kanë nisur hetimin e ngjarjes dhe kanë bërë edhe kqyrjen e vendit ku ka ndodhur plagosja.

Sipas burimeve nga policia e Tiranës, mësohet se motiv i kësaj plagosje mes Hasit dhe fqinjit të tij ka qenë për pronat, ndërsa është shpallur në kërkim autori i kësaj ngjarjeje. Ndërsa i plagosuri është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës ku edhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Sipas burimeve nga ky spital, mësohet se plumbin 28-vjeçari e ka marrë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›