E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder ndrra per Milioner arrestohen pese persona

Operacioni “Ëndrra për Milioner”, i kryer nga forcat e policisë së Shkodrës, ka mundur të vërë në pranga 5 persona të cilët i kishin vënë një gjobë 80 mijë euro një biznesmeni, duke e kanosur atë seriozisht për jetën.

Lajmi konfirmohet Arjan Bozhaj, Drejtor i Policisë Qarkut Shkodër, i cili ka saktësuar se të kërcënuesit me vdekje mbajnë inicialet G.G., E.K., F.Gj. dhe D.N., dhe emrin Ded Shkambi, përkatësisht tre të parët 16 vjeç, i katërti 17 dhe i fundit 18 vjeç; që të gjithë banues në qytetin e Shkodrës.

Goditja e këtij grupi kriminal dhe arrestimi i të lartpërmendur,ve u bë pasi në bazë të informacioneve të marra dhe si rezultat i një pune shpejtë hetimore, është bërë i mundur zbulimi i veprimtarisë së tyre kriminale, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vendosur një biznesmeni nga qyteti i Shkodrës një gjobë prej 80.000 Euro.

Kapja në flagrancë e tyre u bë e mundur në kohën qe do të merrnin shumën e Eurove të kërkuara, ku në cilësinë e provës materiale janë gjetur e sekuestruar edhe 6 telefona celulare, 1 motoçikletë tip Piazho, 1 pistoletë Zastava, një sasi fishekësh si dhe 1 maskë.

Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të 5 të arrestuarve, do t’i kalojnë për hetime të mëtejshëm Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprën penale të “Shtrëngim me ane të kanosjes ose dhunës, për dhënie pasurie, e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake, e kryer ne bashkëpunim”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›