E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në zonën e ish-Uzinës së Traktorëve, nuk ka të lënduar

Disa banesa prane ish-Uzinës së Traktorëve përfshihen nga flakët e zjarrit, konkretisht në një zonë ku jetojnë romët.

Duke iu referuar burimeve për “Ora News” mësohet se nuk bëhet fjalë për viktima apo të plagosur ndërsa dëmet janë vetëm materiale.
 

Ekspertët e policisë dhe zjarrfikëset po hetojnë për shkakun e rënies së këtij zjarri, ndërsa e menjëhershme ka qënë ndihma nga forcat e zjarrëfikësve, të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›