E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, 200 viktima nga moti i keq

Në shtetin indian të Kankutas rreth 167 njerëz kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e pandërprera të shiut prej të cilat nuk kanë rreshtur prej 5 ditësh.
Shumë nga viktimat kanë vdekur si pasojë e shembjes së banesave të tyre ose nga daljet e lumenjve të rrëmbyeshëm nga shtrati i tyre.
Me dhjetëra e mijëra njerëz kanë mbetur të pastrehë ndërsa shumë prej tyre kanë probleme të mëdha me furnizimin e ushqimit.
"Ne kemi humbur çdo gjë. Nuk e dimë se si do të jetojmë. Ne nuk kemi as ushqim për fëmijët tanë të vegjël", tha e tronditur një banore nga Kankuta.
Sipas raportimeve të autoriteteve indiane zyrtare rreth 200 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve si edhe shumë toka bujqësore janë shkatërruar plotësisht.
Por raportohet se numri i viktimave mund të rritet sepse rreth 5000 njerëz janë bllokuar nga shiu si edhe skuadrat e shpëtimit nuk kanë arritur t'i ndihmojnë deri më tani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›