E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroaci, akuza për abuzim ish-sekretares së ambasadës kroate në Tiranë

Agjensia kroate e Anti-korrupsionit (USKOK) ka artikuluar akuza kundër Sanja Balic Vukovic, një ish-sekretare e ambasadës kroate në Tiranë. Lajmi është bërë publik nga agjencia e lajmeve, Croatiantimes.com. Ish sekretarja akuzohet për keqpërdorim dhe abuzim gjatë kohës që ishtë në detyrë dhe dyshohet se ka vjedhur më shumë se 30 420 euro, ndërmjet periudhës nga fillimi i 2005-ës deri në fund të 2007-ës. Balic Vukovic ka qenë shefe e zyrës së kontabilitetit në ambasadë dhe kontrollonte zyrën e financës. Agjensia kroate e antikorrupsionit, USKOK, beson se personi në fjalë raportonte fatura të falsifikuara në ambasadë, të tilla si fatura të telefonisë, të postës apo edhe të tjera shpenzime. Agjencia e lajmeve Hina, informon se USKOK e ka akuzuar Vukovic-in për vjedhjen e 30420 eurove. Ish sekretarja 29 vejçare, akuzohet gjithashtu edhe për falsifikim të firmës së ambasadorit Darko Javorski. Aktakuza është ngritur në gjykatën e qarkut të Zagrebit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›