Kush është George Papandreou, kryeministri i ri i Greqisë?
Në rrugën e tij të gjatë për të qenë lideri i PASOK, George Papandreou-t i është dashur shpeshherë të përballët me skepticizmin e socialistëve helen të cilët kanë qenë nostalgik ndaj babait të tij Andrea Papandreou, ish-kryetarit i partisë që George tashmë drejton. Gjithashtu nuk ka qenë e lehtë për të mundur edhe rivalin e tij, Kostas Karamanlis të cilin arriti ta mundte vetëm në përballjen e tretë pas dy përballjesh të humbura në zgjedhjet parlamentare të vitit 2004 si edhe 2007.
57-vjeçarit George Papandreu, i lindur në SHBA, i është dashur të luftojë shumë hijen e rëndë të babait të tij i cili ka qenë themeluesi dhe për dy dekada kreu i PASOK, por gjithashtu edhe 2 herë kryeministër i Greqisë.
Babai i tij Andrea gjatë kohës kur ishte në politikë është dalluar për pompozitet si edhe shpeshherë si rebel duke mos respektuar konventa ose protokolle të ndryshme të Bashkimit Europian. Këtu mund të përmenden edhe historitë e tij të dashurisë që u finalizuan me divorcin nga bashkëshorojtja e tij, e ëma e Georges Papandreout, dhe më pas martesa me një stjuardesë të re. Ndërsa i biri i tij George i cili ka punuar edhe si ministër Arsimi cilësohet si një njeri i matur, i qetë, një diplomat që di të negociojë si edhe ka marrëdhënie shumë të mira me Brukselin, ndryshe nga i ati rebel.
George Papandreou ka një CV mjaftë të pasur studimesh me univesitete dhe mastera në insitutet shkollore më të mira të planetit. Mjafton të përmendim që ai ka një master në psikologji në Universitetin Harvard, pa kujtuar këtu se ai ka studiuar edhe në Suedi, Kanada por edhe në Greqi.
Papandreu e filloi angazhimin e tij politik si ministër Arsimi në qeverinë Simitis, qeveri e cila mundi ta integronte vendin helen në strukturat e BE-së.
Më pas në vitin 2004, Papandreou do të zgjidhej kreu i forcës së majtë të PASOK-ut.
Shumë kritikë të tij tallen me gabimet e tij kur flet në gjuhën helene, madje shumë prej tyre pohojnë se George flet më mirë anglisht dhe suedisht se sa greqisht.
Papandreou konsiderohet si një fans i çmendur i internetit dhe teknologjisë, kujtojmë që në adresën e tij të Facebook-ut ka plot 18 mijë miq. Bashkëshortja e tij, Ada është një inxhiniere e aeronautikës. Çifti ka një vajzë. Gjithashtu George Papandreou ka një djalë nga martesa e tij e parë.
Ky është profili i njeriut që do të drejtojë Greqinë për katër vitet e ardhshme.