E Diel, 1 Nëntor 2026

Indi, 160 të vdekur, qindra në gjendje kritike

Bilanci tragjik i helmimit nga alkooli metilik ka shkuar në 160 persona në Indi, por ai mund të rritet shumë më tepër, pasi qindra persona janë në spital në gjendje kritike për jetën.

Rastet e para të helmimit nga alkooli vërshuan në spitalet e Bengazit Perëndimor të mërkurën dhe që tre ditësh, bilanci sa vjen e përkeqësohet. Sipas mediave vendase, 204 persona, shumica e të cilëve në gjendje kritike, janë duke u trajtuar në spital.

Në trupat e viktimave, policia ka gjetur një përzjerje alkooli frenash, një lloj metanoli jashtëzakonisht helmues për qëniet njerëzore, por i padallueshëm në shije nga alkooli ushqimor.

Burimet mjekësore thanë për “BBC” të premten se 364 persona janë shtruar në spital që prej të mërkurës dhe 160 prej tyre kanë ndërruar jetë. Megjithatë, shumë viktima të tjera kanë qëndruar në shtëpi, duke patur frikë nga marrja në pyetje prej policia, prandaj bilanci i fatkeqësisë mund të jetë edhe më i madh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›