Mision për të shpëtuar anijen ruse në Antarktidë

Një ekip nga Zelanda e Re është nisur sot për të shpëtuar 32 anëtarët e ekuipazhit të një anije ruse të peshkimit, që raportohet se është duke u fundosur në afërsi të Antarktidës.
Autoritetet detare të Zelandës së Re thonë se mund të duhen 4-5 ditë për ta shpëtuar anijen, sepse duhet thyer akulli i rëndë, për të arritur deri te vendndodhja e anijes.
Agjencia detare e Zelandës së Re bën të ditur se pajisja ujore 55 metërshe, e quajtur Sparta, rreshtohet 13 gradë larg shtesës së akullit të Antarktikut.
Bëhet e ditur se ekuipazhi është i sigurt dhe se ata kanë filluar të hedhin jashtë bordit ngarkesa, për ta lehtësuar anijen.
Në ekip ndodhen 15 shtetas rusë, 16 nga Indonezia dhe 1 nga Ukraina. Anija që po fundoset raportohet të ndodhet 3,700 kilometra në juglindje të Zelandës së Re.