E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Paneta viziton Turqinë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta ndodhet sot në Turqi, për të rikonfirmuar marrëdhënien e fortë të Uashingtonit me aleatin kryesor në rajon.

Paneta pritet që gjatë bisedimeve të sotme me presidentin, Abdullah Gyl, të diskutojë për situatën në Lindjen e Mesme, ku udhëheqësit autoritarë u rrëzuan nga kryengritjet popullore.

Ata pritet të diskutojnë veçanërisht për situatën në Siri, ku Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 5000 njerëz janë vrarë gjatë nëntë muajve të fundit, që nga fillimi i protestave antiqeveritare.

Paneta viziton Turqinë pas Bagdadit, ku mori pjesë në përfundimin e misionit amerikan në Irak, pas gati nëntë vjet luftimesh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›