E Diel, 1 Nëntor 2026

Indi, 73 të vdekur nga zjarri në spital

Shumica e viktimave ishin pacientë të cilët u bllokuan brenda nga flakët. Zjarri filloi në orët e para të mëngjesit të së premtes, në katet e bodrumeve të spitalit, ku mbaheshin materiale lehtësisht në ndezshme.

Zjarrfikësit luftuan me flakët për pesë orë para se ta vinin nën kontroll.

Kryeministrja e Bengalit Perëndimor, Mamata Banerjee, tha se spitalit i është hequr liçenca menjëherë. Ajo tha se zjarri ishte një “krim i pafalshëm” dhe se personat përgjegjës do të ndëshkohen.

Sipas zyrtarëve ka shumë gjasa që numri i viktimave të rritet./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-09 09:28
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›