E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankave evropiane u duhen 115 miliardë euro

“Spiegel Online” raporton se shuma është më e lartë nga sa parashikohej në muajin tetor (106 miliardë euro), kryesisht për shkak të deficitit të konstatuar në bankat në Gjermani, Itali, Belgjikë dhe Austri.

Bankat Evropianë kanë nevojë për para kesh, dhe do u duhet të gjejnë 114.7 miliardë euro në mënyrë që të rrisin rezervat e kapitalit, sipas një test stresi të kryer nga Autoriteti Bankar Evropian. ABE-ja publikoi të dhënat e analizës së saj në orët e vona të së enjtes.

“Rikapitalizimi i të gjithë Bashkimit Evropian është një element i rëndësishëm për forcimin e pozicionit të bankave evropiane në mjedisin e tanishëm që karakterizohet nga rreziku sistematik në rritje, i cili rrjedh nga kriza e borxheve”, thotë ABE në një komunikatë.

Vetëm bankat në Greqi kanë nevojë për 30 miliardë euro, në Spanjë 26,2 miliardë euro, Në Itali 15,4 miliardë euro dhe në Francë 7.3 miliardë euro. Bankat kanë kohë deri në fund të qershorit të përmbushin kërkesat e EBA-s për të pasur në fondin e sigurisë 9% të kapitalit.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-09 14:01
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›