E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, ngrica dhe mjegull në rrugë

Mëngjesin e sotëm, ka edhe mjegull të dendur, duke e vështirësuar edhe më qarkullimin. Trashësia e dëborës në lartësinë e mbi 500 metrave nuk arrin më tepër se 10 centimetra.

"Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme, por  duhet treguar kujdes nga drejtuesit e mjeteve në ato segmente ku  traseja e rrugës është mbuluar nga shtresa akulli, apo në ato akse ku mjegulla është e dendur", thotë drejtori i ndërmarrjes së mirëmbajtjes së rrugëve, Arben Basha.

Më problematike janë akset rrugore Kukës-Shishtavec, Kukës- Bushtrisë, segmenti i autostradës Tunel – Fushë Dukagjin etj.  Pavarësisht situatës së krijuar, deri tani nuk është shënuar asnjë aksident automobilistik, vetëm disa përplasje mjetesh në segmentin Tunel-Fushë Dukagjin pa asnjë dëm për jetën e njerëzve. /Start/

                                                                                             2011-12-09 10:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›