India, Ki-Moon: Dhuna e papranueshme

Sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki-Moon ka denuar shperthimin e dhunes ne Indi.
“Kjo dhune eshte e papranueshme. Nuk ka asnje kauze qe te justifikoje sulmet kunder popullit civil”, tha ai.
“Ata qe i kane pergatitur keto sulme duhet te dalin para drejtesise menjehere”, shtoi Ki-Moon.
Sekretari i pergjithshem ka ngushelluar familjet e viktimave qe deri ne keto momente kane shkuar ne 87 te vdekur dhe 185 te plagosur.
“Ngushellimet me te thella familjeve te viktimave dhe te te plagosureve. Shpreh solidaritetin ne emer te OKB-se per qeverine e Indise”, tha Ki-Moon.