E Diel, 1 Nëntor 2026

Indi, Dalai Lamatërhiqet nga politika

NJU DELHI- Dalai Lama njoftoi sot se kishte parashikuar të hiqte dorë nga funksioni si shef i qeverisë tibetiane në mërgim duke theksuar se kishte ardhur koha t'i linte vendin një drejtuesi të ri, i zgjedhur me votë të lirë.

Prifti budist 75 vjeçar e bëri njoftimin në Dharamsala, qytet në Indinë veriore, ku është e vendosur qeveria në mërgim.

"Dëshira ime për transferimin e autoritetit nuk ka të bëjë me vullnetin për të hequr dorë nga përgjegjësitë'', deklaroi Dalai Lama gjatë një fjalimi në Dharamsala, në veri të Indisë ku jetojnë tibetianë të mërguar.

"Kjo është në të mirë, për një kohë të gjatë, të tibetianëve dhe jo sepse unë ndjehem i dekurajuar'', shtoi ai.
Shefi i tibetianëve në mërgim, 75 vjeç, fitues i çmimit Nobel për Paqe, shtoi se do të kërkonte një amendament që i mundëson atij të heqë dorë nga funksionet e tij gjatë seancës së ardhshme parlamentare tibetiane në mars.

Një zëdhënës i Dalai Lamës kishte njoftuar që në muajin nëntor 2010 qëllimin e tij për tu larguar nga funksioni i shefit të qeverisë tibetiane në mërgim për të lehtësuar ngarkesën e punës dhe për të reduktuar rolin zyrtar pa braktisur rolin e tij shpirtëror.
(atsh/balkanweb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›