E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonia gjunjëzohetshpërthim në centralnë Fukushima

TOKIO- Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 8.9 i cili shkaktoi dhe cunamin kanë shkatërruar veri lindjen e Japonisë duke provokuar mbi 1400 viktima, mes tyre të vdekur dhe të zhdukur.

Ky është një bilanci i fundit i policisë. Ndërsa janë gjallë 81 pasagjerët e një anijeje për të cilën dje nuk kishte asnjë lajm pasi ishte përfshirë nga cunami.

E ndërsa errësira mbuloi vendin flakët ndriçuan qiellin, duke përhapur një dritë portokalli në zonën e shkatërruar nga tërmeti më i fuqishëm që kishte goditur vendin. Pas tërmetit 8.9 gradë i shkallës Rihter një seri tërmetesh të tjera lëkundën Japoninë.

TV: PLAGOSEN PUNONJES TE CENTRALIT BERTHAMOR NE FUKUSHIMA
Ora 09:25- Një tym i bardhë është dukur të dilte nga impianti bërthamor Fukushima nr, 1, I cili ka tashmë probleme me ftohjen e reaktorëve. Tv japonez transmetoi pamjet nga impianti, duke shtuar se është dëgjuar dhe një shpërthim. Menjëherë më pas tv public Nhk, në Japoni informoi për disa punonjës të plagosur në centralin bërthamor. Punonjësit duket se janë plagosur nga një shpërthim.

FUKUSHIMA, URDHEROHET EVAKUIMI I BANOREVE NE RREZE 3 KM
Ora 08: 30 Në centerlanin bërthamor Fukushima 1 dhe 2 janë bërë rrjedhje radiokative me avull për të ulur presioni  në reaktorë i cili ishte rritur në mënyrë anormale. Tërmeti i djeshëm ka bllokuar sistemin e ftohjes në të dy centralet bërthamore.

Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e banorëve në Fukushima në një rreze prej 3 km, nga impianti, i njohur si Fukushima 2 ose Fukushima Daini. Ndërkohë një lëkundje e re tërmetit me magnitudë 6.8 ballë është verifikuar sot në brigje lindore të Japonisë.

SHQIPTARET JANE MIRE
Ministria jone e Jashtme konfirmoi dje se deri tani nuk ka asnjë viktimë nga Shqipëria Në Tokio ndodhen rreth 20-30 shtetas shqiptarë, të cilët ndodhen atje për studime dhe trajnime, ose të punësuar me familjet e tyre.
(s.g/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Cunami, Topi mesazh solidariteti Japonisë MJ: Nuk ka asnjë viktimë nga shtetas shqiptarë në Japoni FOTO: Japonia goditet nga tërmeti e Tsunami me dallgë 7 metra VIDEO: BBC transmeton pamjet e Tsunamit të një tv Japonez FOTO: Cunami shkatërron Japoninë, përpin anijen zhduket treni FOTO: Cunami shkatërron Japoninë, pamje nga lartë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›