Maqedoni, opozita shqiptare reagon kundër presidentit Topi
SHKUP- Partitë opozitare shqiptare në Maqedoni kanë shprehur keqardhje ndaj veprimit të presidentit Bamir Topi i cili dje gjatë qëndrimit në Shkup takoi vetëm liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Sipas agjencisë së lajmeve INA krerët e lartë të partive opozitare shqiptare të Maqedonisë nuk i kanë përmbajtur kritikat kundrejt kreut të shtetit shqiptar duke shprehur se veprime të tilla shprehin qartë tendenca të favorizimeve të njërës apo tjetrës palë që mund të sjellin si rezultat keqpërdorime politike.
“Ne jemi të indinjuar nga një veprim i tillë dhe sigurisht se nuk duhen të ndodhin veprime të tilla, sepse kjo mund të keqpërdoret sidomos në një fazë kur gjendemi në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ne jemi të vetëdijshëm se Ahmeti këto takime në mënyrën e tij i shfrytëzon për qëllime politike dhe manipulime”, theksojnë pjestarë të PDSH për agjencinë maqedonase të lajmeve.
Ndërkohë edhe Demokracia e Re vlerëson nëpërmjet përfaqësuesve të saj se presidenti Topi duhet të sqarojë se përse nuk ka takuar edhe liderët e tjerë politik të opozitës shqiptare ,e cila në këtë periudhë ka mëse nevojë për një inkurajim politik duke pasur parasysh siç thuhet situatën e rëndë të shqiptarëve të krijuar nga qeverisja ku bën pjesë edhe BDI e Ali Ahmetit.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se në takimin me presidentin Topi ka biseduar për për situatën në Maqedoni, Shqipëri, zgjedhjet e parakohshme dhe Marrëveshjen e Ohrit në Maqedoni.
(e.m/ina/BalkanWeb)