Kroaci, ne Zagrebsërish protestaantiqeveritare
ZAGREB- Rreth 5.000 persona janë mbledhur mbrëmë në një marshim të ri antiqeveritar në sheshin e Zagrebit.
Marshimi përfundoi me tubim protetsues para katedrales katolike dhe selisë së arqipeshkvit zagrebas Josip Bozaniq, në të cilat brohoriteshin parullat "Priftërinj hajdut" dhe "Poshtë pedofilia" dhe u dënua mbështetja që kisha ia jep Qeverisë kroate të Jadranka Kosorit.
Ky ishte marshi i parë në serinë e marsheve protestuese antiqeveritare në Zagreb që nuk filloi me fjalime hyrëse në "Sheshin e luleve" dhe nga i cili u dërgua kritikë edhe ndaj kishës katolike.
Nga "Sheshi i luleve" demonstruesit antiqeveritarë u drejtuan para ndërtesës së Bankës Popullore Kroate, ku u shpreh mbështetja për politikën financiare të guvernatorit Zhelko Rohatinski,Kritika u dërguarn edhe në llogari të prefektit të Zagrebit Millan Bandiç.
Demonstruesit u nisën edhe drejt sheshit "Shën Marko", ku ndodhen selitë e Qeverisë por u parandaluan nga një kordon policësh. Atëherë manifestuesit u drejtuan drejt kishës kryesore katedrale në Zagreb.
Marshimi i i ardhshëm në serinë e protestave antiqeveritare në Zagreb, të cilat zgjasin tashmë dy javë, është paralajmëruar për nesër, ndërsa nga java e ardhshme paralajmërohen tubime protestuese edhe në qytete të tjera kroate. Qëllimi i protestave, sipas organizatorëve të tyre, është rrëzimi i Qeverisë së Kosorit dhe mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare
(s.g/mia/BalkanWeb)