Koshtunica: Dialogu Kosovë-Serbi ulje për vendin
BEOGRAD– ‘Pushteti serb në mënyrën më të keqe e ka përulur Serbinë pasi me urdhrin e Brukselit dhe Washingtonit ka pranuar fillimin e dialogut me përfaqësuesit e shtetit të rremë të Kosovës’:- kjo ka qenë deklarata që ka bërë ne mediat serbe sot ish kryetari i RFJ-së njëkohësisht kryetar i partisë demokratike serbe Vojisllav Koshtunica.
Koha ditore duke cituar gazetën serbe Kurir ku kryetari i PD serbe ka bërë publike qëndrimin e tij mbi negociata Kosovë- Serbi zbardh deklaratën e plotë të Koshtunicës.
“Vetëm e padenjë është që këtë shitje të Kosovës e bën një nëpunës shtetëror, derisa ata që sipas Kushtetutës janë të ngarkuar të udhëheqin vendin janë të zënë gjoja me punë më të rëndësishme”:- ka theksuar Koshtunica në gazetën serbe.
Sipas Vojisllav Koshtunica deri më sot asnjë shtet nuk e ka paguar biletën për në BE me territor të vetin, por këtë e ka pranuar vetëm pushteti aktual në Serbi.
“Shpërblimi që Serbia duhet ta marrë nga Brukseli e Washingtoni për dialog të suksesshëm me të vetëquajturin shtet i Kosovës, është dhënia e kandidaturës për anëtarësim në BE”:- ka vijuar në deklaratën e tij ish kryetari i RFJ-së njëkohësisht kryetar i PD serbe.
“Vetëpërulja asnjë shteti nuk i ka sjellë asgjë të mirë dhe politika e tillë sigurisht është fatale për interesat shtetërore dhe ekonomike të Serbisë dhe për të ardhmen e qytetarëve të saj”:- ka përfunduar fjalën e tij për shtypin serb Koshtunica.
(e.m/koha/BalkanWeb)