E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi/ Gaz helmues, tre të vdekur e 60 të intoksikuar


Të paktën tre persona kanë vdekur dhe rreth 60 të tjerë kanë pësuar lëndime nga intoksikimi si pasojë e rrjedhjes së një gazi helmues në një port të Mumbait në Indi. Lajmi është bërë i ditur nga mediat indiane sipas së cilave ngjarja ka ndodhur në zonën e Haji Badar, në jug të metropolit indian. Një sasi ende e papërcaktuar e gazit të klorit ka dalë nga një depozitë në afërsi të një shkolle. Ndër të intoksikuarit bëjnë pjesë edhe shumë studentë dhe punonjës të ekipeve zjarrfikëse që u gjendën në vendngjarje. Autoritetet kanë evakuuar të gjithë zonën. Në radhët e rreth 60 personave të helmuar e të dërguar në spitale, për intoksikimim me lëndë kimike, janë regjistruar 14 nxënës të kolegjit Lal Bahadur Shastri. Shtatë nga pacientët janë në gjëndje të rëndë shëndetësore dhe ndodhen në repartin e reanimacionit. Gazi i klorit mund të jetë vdekjeprurës kur kontaminimi është në shkallë të lartë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Mediat saktësojnë se gazi ka dalë nga bombula të gazit të braktisura në një zonë e cila është në kompetëncat e portit të Mumbait.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›