Kinë e Japoni, viktima nga përmbyetjet
Reshjet e dendura të regjistruara së fundmi në jug të Kinës, kanë shkaktuar përmbytje masive dhe rrëshqitje të tokës në të gjithë rajonin, duke provokuar edhe vdekjen e të paktën 400 personave. Gjithashtu miliona të tjerë janë detyruar të evakuohen gjatë javë të fundit, raporton media shtetërore. Reshjet kanë shkatërruar rrugë dhe hekurudha në provincën jugore, Anhui, duke bërë që varkat të jenë mjetet e vetme të transportit për shumë njerëz në këtë konte.
Nga rrëshqitjet e dheut në Kinë , qindra të tjerë janë deklaruar të zhdukur, veçanërisht në jug-perëndim të vendit. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Xinhua, në disa zona të goditura më rëndë, është shpallur gjendja e emergjencës.
Reshje të vazhdueshme shiu janë regjistruar edhe në japoni. Shumë qytete në jug dhe në perëndim janë përmbytur. Ndërkaq rrëshqitjet e tokës kanë detyruar edhe në këto rajone, mijëra nejrëz që të braktisin shtëpitë. Mediat japoneze raportojnë për viktima dhe shumë të humbur, ndërsa sipas stacioneve meteorologjike reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. Në prefekturën e hiroshimas një grua ndodhet ne koma, pasi u gjet në lumë. Në zona të tjera të Japonisë, rreth 60 000 shtëpi janë evakuuar .