E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kancelarja gjermane shkon në Rusi, Kinë dhe Kazakistan


Kancelarja gjermane Angela Merkel, fillon sot një turne disaditor vizitash. Ajo do të ndalet fillimisht në Rusi. Në Jekaterinenburg, Merkel do të zhvillojë bisedime me presidentin rus, Dmitri Medvedev. Arsyet zyrtare te vizitës, janë konsultimet qeveritare gjermano-ruse që zhvillohen gjatë ditës së enjte. Për këtë qëllim, në bisedime marrin pjesë edhe shumë anëtarë të qeverisë. Në vizitën e saj kancelarja shoqërohet nga një delegacion me eskpertë ekonomikë. Ndër të tjera, është bërë me dije se kompania celulare Siemensi kërkon të nënshkruajë një kontratë për blerjen e trenave rajonalë në vlerën e 2,2 miliardë eurove. Pas Rusisë, Merkel viziton Kinën dhe Kazakistanin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›