Indi, Maoistët vrasin 24 policë gjatë një sulmi
Maoistët vrasin 24 policë gjatë një sulmi mbi bazën policore në lindje të Indisë.
Burime zyrtare njoftuan se në sulmin e ditës së hënë ka pasur 17 viktima, por në bazën, e shndërruar në fushëbetejë të vërtetë, u gjetën edhe shtatë kufoma të tjera.
Rreth 20 kryengritës me motoçikleta hapën zjarr mbi policinë dhe hodhën bomba.
Në bazë, në momentin e sulmit, ka pasur rreth 100 policë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë.
Ky është sulmi më i madh i maoistëve mbi forcat indiane të sigurisë që nga korriku i vitit të kaluar, kur pjesëtarët e këtyre forcave guerile ekstreme vranë 30 policë gjatë dy sulmeve të ndara në shtetin fqinjë çatisgar.
Gjithashtu nga një tjetër sulm i kryer në tetorin e kaluar 17 policë të tjerë u vranë në perëndim të vendit.