Pavarësia e Kosovës, sot festohet 2 vjetori
Në përvjetorin e dytë si shtet i pavarur, Kosova e ka shtuar me 11 numrin e shteteve që e kanë njohur pavarëisnë e saj, duke e çuar në 65, nr e vendeve që e kanë pranuar shtetin më të ri në botë. Ndërsa sot Kosova feston dy vjetorin e pavarësisë, Kosova ka shënuar disa arritje, si psh anëtarësimi në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore etj, Ndërsa vlen të përmendet edhe përballja e saj me Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Procesi gjyqësor për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, u cilësua nga liderët kosovarë si një nga faktorët, që shkaktoi ngecje në njohje. Në këtë përvjetori, Kuvendi i Kosovës, në orën 11:00, ka mbajtur një seancë solemne, me fjalime nga kryeparlametari Jakup Krasniqi, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi. Në Prishtinë kanë nisur gjthashtu edhe një sërë aktivitetesh me këtë rast. Në orën 10:00 është mbajtur mbledhja solemne e Asamblesë Komunale të fëmijëve të Prishtinës, e në mesditë në Teatrin Dodona ka nisur programi artistik, përgatitur nga "Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës. Në orën 13: 30 në Bulevardin "Nëna Terezë" do të mbahet një program artistik për fëmijë, ku do të marrin pjesë grupet artistike të fëmijëve dhe të të rinjve të qytetit. Në orën 14:00 ndërkaq, në Stadiumin e qytetit, do të luhet ndeshja miqësore e futbollit Kosovë - Shqipëri. Programi qëndron festiv fillon në orën 20:00, në skenën e vendosur para Hotel "Iliria", ku do të debutojne solistë dhe grupet të ndryshme të muzikës popullore dhe muzikë e lehtë.