Gibs: Do të bëjmë çdo përpjekje ndaj Iranit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk përjashtojnë asnjë mundësi ndërhyrjeje përballë shtetit islamik të Iranit nëse ky i fundit nuk u përgjigjet thirrjeve të ndërkombëtarëve për bashkëpunim në programin e tij bërthamor.
"Nuk përjashtojmë asnjë mundësi. Refuzimi i Teheranit për të patur kontakte diplomatike me SHBA-në tregon se programi bërthamor iranian nuk përkon sipas objektivave të shpallura nga Irani, me anë të të cilave mundohen të bindin shtetet e tjera", deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs.
Presioni ndërkombetar në lidhje me programin bërthamor të Iranit vazhdon të rritet. Para deklaratës së Uashingtonit për të mos përjashtuar asnjë mundësi, përfshirë edhe ndërhyrjen ushtarake edhe Moska u shpreh për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Republikës Islamike.