E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia nuk do ta njohë Kosovën

Ambasadori i Greqisë në Beograd, Dimostenis Stoidis ka shprehur rezerva për deklaratën e kryeshefit të diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni, se Greqia po shkon drejt njohjes së Kosovës.
"Unë nuk e kam të qartë burimin e informatave të Hysenit dhe saktësinë e tyre. Qëndrimi i stabilizuar, parimor i Greqisë lidhur me këtë çështje është i njohur", ka thënë Stoidis për "Standardin" e Vjenës.
Ai ka përkujtuar se kryeministri grek Jorgos Papandreu para pak kohësh ka vizituar Beogradin dhe ia ka përsëritur qëndrimin e Greqisë presidentit serb Tadiç.
Papandreu në fillim të janarit të këtij viti në Beograd ka theksuar se bëhet fjalë për një problem të ndërlikuar dhe se Greqia angazhohet për zgjidhje që do të bazohet në Kartën e OKB-ve dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›