E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, autoritetet u dorëzojnë të afërmve trupat e 12 civilëve të vrarë

Autoritetet afgane u kanë dorëzuar të afërmve trupat e 12 civilëve të vrarë nga një raketë e lëshuar të martën nga forcat e NATO-s.
Trupat e civilëve të vrarë u sollën në spitalin kryesor të krahinës së Helmandit ku të afërmit e të vrarëve u paraqitën për ti identifikuar ata.
Personat u vranë pas gabimisht pas lëshimit të një rakete nga forcat e NATO-s dhe atyre afgane në drejtim të militantëve si pjesë e operacionit Moshtarak në jug të provincës së Helmandit.
Kryekomandanti i trupave amerikane dhe atyre të NATO-s Stanley McChrystal shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e jetëve të civilëve të pafajshëm dhe u zotua se do të bëjë të pamundurën për shmangien e incidenteve të tjera të ngjashme.
Gjithashtu Presidenti afgan Hamid Karzai, shprehu pikëllim rreth incidentit.Ai i kërkoi NATO-s që të jetë më e kujdesshme në sulme të ngjashme si ajo e ditës diel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›