E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, arrestime të shumta në ditën e të dashuruarve

Nju Delhi - Ka kaluar me incidente dita e të dashururave, festa e Shën Valentinit në Indi. Policia indiane vendosi në paraburgim shefin e një grupi ekstremist hindu i cili ka kërcënuar se do të martonte me forcë çifte të dashuruarish sot në ditën e Shën-Valentinit. Pramod Mutalik, shefi i Sri Ram Sena (SRS, Ushtria e zotit Ram) dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij "janë vendosur në paraburgim si masë sigurie dje, në prag të festës së Shën-Valentinit", i deklaroi AFP-së B.A.Padmananaina, shefi i policisë në shtetin jugor Karnataka.

Më tepër se 100 aktivistë të SRS-së mendohet të jenë vendosur në mbikëqyrje. Veprimet e SRS-së kanë patur efektin e një elektroshoku në Indi. Në fund të janarit në Mangalore, në Karnataka, rreth 40 përkrahës të Sri Ram Sena-s kanë hyrë me forcë në një klub nate. Ata u hodhën mbi disa vajza të reja të cilat i quajtën "lapërdhare dhe të shthurura" sepse pinin duhan, akool dhe kërcenin. Ata i mbytën me fjalë ofenduese, i nxorën prej kafenesë dhe i rrahën keq.
Mutalik, i arrestuar fillimisht dhe më tej i liruar me kusht, është vetëshpallur "roje i kulturës indiane" dhe mbrojtës i "motrave që iu është prishur mendja për të marrë rrugën e keqe", atë të mënyrës perëndimore të jetesës dhe të zakoneve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›