E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, fundoset anija, 103 të vdekur

Të paktën 103 persona janë mbytur në veri-lindje të Indisë pas mbytjes së një anije. Një zyrtar Indian tha se anija me 350 persona është mbytur të hënën ndërsa ka shtuar se të paktën 100 njerëz figurojnë ende të zhdukur.
 

Gjithashtu theksohet se polumbarët dhe ekipet e tjera të shpëtimit po ndihmojnë në nxjerrjen e trupave nga lumi Brahmaputra.
 

Mbytja e anijes ka ndodhur afër Fakiragramit në shtetin e Asamit. Autoritetet thanë më herët se janë shpëtuar 100 persona. Erërat e forta dhe shiu, dyshohen se janë bërë shkas për mbytjen e anijes.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›