E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazh: Myslimanët, qëndrim negativ ndaj Al Kaidës

Një sondazh i ri i SHBA-së thekson se shumica e myslimanëve në pesë vende të anketuara, duke përfshirë edhe Pakistanin  kanë pikëpamje negative për Al-Kaidën.

Sondazhi nga Pew Research Center përkon me njëvjetorin e vdekjes së Osama bin Ladenit.

Sondazhi vë në pah se 71 për qind e egjiptianëve kanë një qëndrim të pafavorshëm ndaj Al-Kaidës, në Jordani kjo përqindje shkon në 77, në Turqi 73 ndërsa në Liban 98 për qind.

Në Pakistan, ku forcat speciale amerikane e vranë Bin Laden vitin e kaluar, 55 për qind e njerëzve kanë qëndrim negativ ndaj grupit militant, 13 për qind e mbështesin dhe 30 për qind nuk deklarohen.

Hulumtuesit tha se disa zona të Pakistanit ishin shumë të rrezikshëm për të kryer sondazhin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›