Indi, konsumojnë ushqimin e shkollës, vdesin 20 fëmijë
Të paktën 20 fëmijë kanë vdekur në Indi pasi konsumuan ushqimin e ofruar nga shkolla, ngjarje qe ka nxitur protesta nga banoret me shtetin Bihar.
Ngjarja ka ndodhur në një shkollë fillore në një fshat të varfër, rreth 100 kilometra larg kryeqytetit Patna. Pas vaktit në shkollë fëmijë nga mosha 4 deri në 8-vjec filluan të tregonin shenja të rënda helmimi.
Ata u dërguan menjëherë në spital, por helmimi ishte fatal për disa prej tyre. Ndërkaq, rreth tridhjetë nxënës janë ende në spital, disa në gjendje të rëndë. Incidenti ngjalli zemërimin e prindërve, të cilët këtë mëngjes dolën në rrugë dhe sulmuan disa automjete.
Ka disa vite qe qeveria indiane ka prezantuar një program kombëtar shkollor për mencën falas, duke iu ofruar një vakt ushqim fëmijëve, për zonat më të varfra, për të luftuar në këtë mënyrë kequshqyerjen.